Ish konkurrenti i “Për’puthen 2”, Blerim Dauti, nga Struga që në hyrjen e tij kishte shprehur pëlqimin e tij ndaj Antonelës.
Këta të dy kishin zhvilluar disa takime, e Blerimi i ka qëndruar gati se më së shumti afër Antonelës, në momentet e vështira të saj, por lidhja u thye kur Antonela kërkoi rikthimin e Atdheut në emision, ku shkak i momenteve të vështira që ka kaluar Antonela ishte vet Atdheu, shkruan GazetaBlic.
E si duket inati nuk është larguar akoma ky i fundit ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram, në InstaStory, “Nqs Covid-19 do kishte një fytyrë do të ishte kjo”, ishte mbishkrimi i fotos ku aty dukej Antonela mbuluar me emoji.Por Blerimi pas postimit si duket është bërë pishman dhe ka larguar atë foto./GazetaBlic/



