Showtime

Ish-konkurrenti i “Big Brother” deklaron: Të gjithë janë në lojë edhe Bora

12/07/2021 14:31
nga:Genita C

Trekëndëshi Donald, Beatrix dhe Bora janë top-temë e mediave rozë këto ditë.

Kjo ngjarje është komentuar edhe nga shumë fytyra publike.

Së fundmi, edhe ish banori i shtëpisë Adi përmes programit “Shqipëria Live” ka thënë disa fjalë.

“Unë kam përshtypjen se kjo treshe midis Borës, Donaldit dhe Beatrixit ja kanë arritur qëllimit, përtej kësaj që ne shohim matanë ekranit. Ata e kanë arritur atë që duan. Unë mendoj se nuk ka dashuri aty brenda. Nëse do e pranojmë që ka një lojë, sepse për lojë luhet , mendoj se ka një ‘dashuri’ që ne ta vuanim nga jashtë. Të gjithë janë në lojë aty, jo vetëm Donaldi dhe Beatrix, por edhe Bora është në lojë. Edhe vetë ajo e ka një dozë të lojës. Bashkë me shkrimin që bëri”- tha ai rreth trekëndëshit të BBV.

Kurse ish-banori tjetër po i ‘Big Brother 2’ , Olsi tha se Donaldi është në rrugën e duhur. “Unë i them djalit të puth e të bëj çfarë të dojë. Për mua është në rrugën e duhur”,- shtoi ai.