Showtime

Ish-konkurrenti i BBV deklaron :“Beatrix e pëlqen Donaldin”

12/06/2021 14:06
nga:G C

Ish-konkurrenti nga Kosova të cilit qëndrimi i tij brenda shtëpisë më të famëshme në Shqipëri nuk i zgjati shumë, vendosi të flas pak për ngjarjet e fundit që bënë bujë në rrjetet sociale.

Valoni, ka komentuar rreth dyshës më të përfolur në mediat rozë Beatrix-Donald.

Ai tha se doli shumë shpejt nga shtëpia dhe se në atë kohë ata sa kishin filluar të pëlqeheshin.

“Unë dola shumë shpejt, ishte koha kur ata fshiheshin cepave. Unë e njoh shumë pak në lokale kur vinte me vëllanë e saj. Beatrix e pëlqen dhe e do Donaldin se ajo është një vajzë që nuk di të gënjejë. Nuk e di tipin e Donaldit, se ai e dha puthjen në mes të shqiptarëve. Nuk oja të hyj si artist që bën debate për zi dy vezë apo tre vezë, nuk dua të njihem si Valoni që bën debate”, tha Valoni sa i përket dyshimeve se ata të dy po bëjnë një lojë./GazetaBlic/