Showtime

Ish-konkurrentët e Për’puthen zbulojnë si po ecën marrëdhënia e tyre

05/22/2022 16:04
nga:G B

Alesja dhe Neritani treguan më shumë detaje nga marrëdhënia e tyre jashtë programit.

Ata dolën nga Për’puthen tu njohur më shumë me njëri-tjetrin jashtë kamerave, por që prej asaj dite ata e kanë mbajtur të fshehtë marrëdhënien e tyre. Alesja theu përfundimisht heshtjen duke treguar se me Neritanin nuk janë akoma çift, por po vijojnë të njihen.

“Akoma jo besoj që jemi në rrugën e duhur. Jemi çdo ditë bashkë dhe dalim çdo ditë”, tha Alesja.

Pavarësisht se qëndrojnë gjatë gjithë kohës bashkë, ish-konkurrentja shprehet se po i pengojnë prioritetet për tu bërë çift. Fakti që Neritani kërkon të krijojë familje shumë shpejt, e pengon Alesjan të vendosë përfundimisht se si do të vijojë marrëdhënia e tyre.