Lajme

Ish-komisari: Nëse zbardhet çështja e Ervis Martinajt, gjysma e drejtorëve të policisë përfundojnë në burg

10/07/2022 19:07
nga:Y I

Gjatë orëve të para të mëngjesit, forcat RENEA kanë zhvilluar një aksion blic në zonën e Shijakut për kapjen e personave me precedent penalë.

Teksa ka komentuar aksionin ish-komisari i policisë, Dritan Zagani ka deklaruar se nëse zbardhet çështja e zhdukjes së Ervis Martinajt, gjysma e drejtorëve të policisë do duhet të shkojnë në burg.

Lidhur me formën e vonuar apo si po operon policia në lidhje me ngjarjen kam dyshimet se të gjitha gjërat janë rrjedhojë e një pike të vetme. Implikimi i thellë i policisë me krimin e organizuar dhe me rastin në fjalë. Sa më thellë që gërmon policia në këtë hetim zbulon vetveten, rrënjët e veta deri ku është zhytur në këtë llum të krimit të organizuar. Ndaj dhe gjërat zvarriten. Ata njerëz që ishin dje në krye i ke prapë drejtora sot.Ata i kanë vartës ata që kanë hetimin në dorë. Dhe po të zbardhet kjo çështje ashtu si duhet gjysma e drejtorëve të policisë shkojnë në burg. Të gjithë shqiptarët janë të sigurt për këtë por mua m’u dha rasti me e thënë publikisht”, deklaroi ai në “Shqipëria Live”.

Nuk dihet nëse në operacionin e sotëm ka pasur arrestime apo shoqërime pasi policia nuk ka dhënë informacione. Kujtojmë se prej gushtit policia është në kërkim edhe të Ervis Martinajt.