Lajme

Ish-komandanti i NATO-s: Serbët u përpoqën të spastronin veriun e Kosovës

11/17/2025 14:26
nga:Genita C

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark po vazhdon dëshminë e tij në Hagë.

Si dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit, Clark deklaroi se ka pasur përpjekje të organizuar të serbëve të spastronin zonën e veriut të Kosovës.

“Kishte një përpjekje të organizuar të serbëve për të spastruar zonën në veri të lumit Ibër, ku Mitrovica ishte e shqiptarëve”, u shpreh Clark.