Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë, ka thënë se në objektin i cili u cilësua i dyshimtë nga autoritetet kosovare, ka qenë aktiv nga viti 2000.
Në emisionin “Five” ai tha se aty fillimisht ka zhvilluar veprimtarinë Banka Komerciale e Serbia. Pastaj sipas tij pas luftës ka qenë një organizatë humanitare e menaxhuar nga UNMIK-u.
“Ajo ka ekzistu nga viti 2000 apo 2001, më përpara ka qenë Bankë, Banka Komerciale e Serbisë. Pas luftës është kriju si qendër humanitraee që e ka emnaxhu UNMIK-u, se kemi ditë kush hynë e kush del vet kam punu në atë stacion policor aty. Ajo e ka pasur mision që disa ojq, që kanë qenë të krijume dhe ekipe mjekësore i kanë trajtu komunitetit serb kur kanë qenë të keqtrajtuar ose kanë pasur ndonjë sulm. I ka marrë intervistimet UNMIK, vonë kemi marrë pjesë aty”, tha ai.
Sylejmani tha se institucionet e Kosovës kanë pasur dijeni për veprimtarinë që zhvillohet në atë objekt, dhe se sipas tij nuk ka mundësi të jetë cenuar siguria e vendit nga ndonjë aktivitet që është zhvilluar aty.
“Nuk e besoj dhe s’ka shansë që ka mundur të zhvilloj aktivitet që e cenon sigurinë sepse ka qenë institucionet në dijeni prej luftës”, ka thënë ai.


