Lajme

Ish-këshilltari, Syla e viziton Thaçin në Hagë: U ndjeva mirë me fuqinë e lartë morale të tij

10/23/2021 15:02
nga:M K

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ismail Syla e ka vizituar ish-presidentin i cili gjindet në paraburgim në Hagë.

Syla ka thënë se është ndjerë mirë nga fuqia morale e lartë e Thaçit, ndonëse nuk gjendet në liri.

Ai thotë të kenë biseduar për gjithçka në temat jetësore, pos burgut.

“Shpreh bindjen dhe sigurinë që Presidenti Thaçi, ashtu siç doli faqebardhë në të gjitha fazat historike të Kosovës, do të del ngadhënjimëtar edhe përballë kësaj sfide!”, ka shkruar Syla.

Postimi i plotë i tij:

Sot e vizitova Presidentin Thaçi në Hagë dhe u ndjeva mirë me fuqinë e lartë morale të tij. Ndonëse, mbahet padrejtësisht dhe pa faj në paraburgim, biseduam për të gjitha temat jetësore, përpos burgut.

Nga aty shihet edhe një dimension tjetër i lirisë së Kosovës, çmimi i çlirimit të saj dhe bërja e shtetit të Kosovës. Shpreh bindjen dhe sigurinë që Presidenti Thaçi, ashtu siç doli faqebardhë në të gjitha fazat historike të Kosovës, do të del ngadhënjimëtar edhe përballë kësaj sfide!.

12/03/2021 18:44

Më 15 dhjetor mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve