John Bolton, ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i ShBA-së, në administratën e Donald Trump vlerëson se ai duhet të tërhiqet përfundimisht nga gara për rizgjedhje.
“Trump është i papërshtatshëm për president, për një mori arsyesh”, shkruan Bolton në Twitter.
“Për të mirën e vendit, Republikanët duhet të kërkojnë që ai dhe fushata presidenciale e tij të marrin fund menjëherë dhe përherë”.
“Trump u kthye në shaka duke u mburrur se mund t’i japë fund luftës në Ukrainë vetëm 24 pas rizgjedhjes së mundshme, pasi humbi një gjyq për abuzim seksual dhe shpifje”.
Bolton ka shërbyer si Këshilltar për Siguri Kombëtare midis viteve 2018-2019, më pas për t’u shkarkuar nga Trump.


