Lajme

Ish-këshilltari i Thaçit për moslargimin e Dedajt nga zyra: Veprimi i tillë nuk na duhet!

05/22/2021 11:28
nga:Y I

Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Rrustem Mustafa ka kritikuar qasjen ndaj shtetit të Kosovës të ish-ambasdorit të Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj.

Ky i fundit, ndonëse është shkarkuar nga MPJD-ja, nuk po largohet nga Zyra e Shkupit.

“Kosova, model i suksesit! Jam i bindur që kemi kapacitete të ngadhënjejmë edhe në këtë faze kundër atyre që Kosovën e kanë trajtuar si shkas, apo instrument për qëllime tjera dhe jo për jetesë normale. Nuk guxojmë të lejojmë që të shëmtohet modeli shumë dimensional dhe pozitiv i Kosovës. Veprimi si në foto nuk na duhet”, ka shkruar Mustafa.