Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dërguar letër ‘Dhomave të Specializuara’ pas moslejimit të ish-presidentit Thaçi në cermominë mortore të babait të tij.
Në lidhje me këtë letër ka folur për “Gazeta Blic” ish-këshilltari i presidentit Thaçi aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës, Artan Behrami.
Behrami tha se kjo letër ishte e vonë dhe erdhi si rezultat i presionit të opinionit publik.
Ai tha se qeveria aktuale i ka shërbyer në mënyrë të përditshme Prokurorisë së Gjykatës Speciale.
“Kjo letër ishte tepër vonë dhe kjo letër erdhi si presion i opinionit publik të cilët bën ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe kishte po ashtu edhe këtë qëllim. Letra të tilla janë shumë vonshme, këto letra është dasht që kjo Ministre t’i nisë në ditët e para por çfarë ka bërë Qeveria, ka bërë të kundërtën. Ajo i ka shërbyer në mënyrë të përditshme Prokurorisë së Gjykatës Speciale. Në njërën anë nga Donika Gërvalla e cila vetë ka pranu se ka dërgu dokumente kundër krerëve të UÇK-së në anën tjetër nga Ministria e Drejtësisë e cila ka largu fondet e krerëve të UÇK-së dhe ka pamundësu një mbrojtje të dinjitetshme të atyre dhe e kmi një Kryeministër dhe një Presidente në asnjë takim zyrtar nuk kanë shpreh kurrë empati për krerët e UÇK-së dhe nuk kanë shprehur kurrë interesin shtetëror të Kosovës me u interesu për krerët e UÇK-së, për gjykimin e tyre, për padrejtësitë që bëhen. Serbia ka mbrojtur kriminelët e tyre që kanë bëre gjenocid, i gjithë mekanizmi shtetërore ka qenë në shërbim të kriminelëve, Kroacia ka bërë çmos për lirimin e njerëzve të tyre, Bosnja po ashtu, është i vetmi shteti i Kosovës i cili është bërë në anë e Prokurorisë kundër njerëzve, të kaluarës tonë dhe kundër të ardhmes tonë siç është lufta e pastër e UÇK-së” tha Behrami në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/