Lajme

Ish-këshilltari i Thaçit: Haki Abazi do t’i zë karrigen Donika Gërvallës duke sulmuar Edi Ramën!

10/14/2022 12:01
nga:Y I

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka komentuar deklaratat e deputetit të LVV-së, Haki Abazi.

Behramaj tha se Abazi po tenton t’ia zërë karrigen Donika Gërvallës duke sulmuar Edi Ramën, për t’i hyrë në zemer Albin Kurtit.

“Ministri në pritje i MPJD-së nga radhët e LVV-së, i cili para se të marrë drejtim tjetër po i shpenzon përpjekjet e tij të fundit për të rikrijuar “lidhje” të re me Kurtin, duke provuar të imponohet si i rëndësishëm me këto konferenca të njëpasnjëshme, ka filluar të bëhet komedian politik”

Ai tutje ka ironizuar me Abazin duke përdorur një thënie të kryeministrit të Shqipërisë.

“Edi Rama do të thoshte: Më fal, kush është Haki Abazi, sepse nuk e njoh kush është”

Reagimi i plotë:

Haki Abazi po pretendon t’ia zë karrigen Donika Gërvallës dhe po mendon që duke e sulmuar Edi Ramën, njëjtë si Gërvalla, ia rifiton zemrën Kurtit. Ministri në pritje i MPJD-së nga radhët e LVV-së, i cili para se të marrë drejtim tjetër po i shpenzon përpjekjet e tij të fundit për të rikrijuar “lidhje” të re me Kurtin, duke provuar të imponohet si i rëndësishëm me këto konferenca të njëpasnjëshme, ka filluar të bëhet komedian politik.

Boll përvojë ka kishe dreqi, por ende nuk e paska kuptuar që ka qenë thjesht material shpenzues.

Edi Rama do të thoshte: Më fal, kush është Haki Abazi, sepse nuk e njoh kush është? ?