Lajme

Ish-këshilltari i Thaçit: Ardhja e VV-së në pushtet e ka një të mirë!

06/30/2021 11:06
nga:Y I

Ish-këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, thotë se ardhja në pushtet e VV-së me  gjithë të këqijat e saj e ka një të mirë.

Behramaj thotë se në opozitë shumica e tyre nuk e kishin obligim deklarimin e pasurisë dhe propagandonin barazi sociale dhe tashmë del e kundërta.

“Në opozitë shumica e tyre nuk e kishin obligim ta deklaronin pasurinë dhe propagandonin vazhdimisht barazi sociale. Por, nga deklarimet në Agjencinë Kundër Korrupsionit po shihet një Vetëvendosje tjetër. Në formë – socialiste, në përmbajtje – kapitaliste!” shkruan Behramaj raporton “Gazeta Blic”

Postimi i plotë:

Ardhja në pushtet e Lëvizjes Vetëvendosje, me gjithë të këqijat dhe paaftësinë e tyre, e pat një të mirë: deklarimin e pasurisë. Në opozitë shumica e tyre nuk e kishin obligim ta deklaronin pasurinë dhe propagandonin vazhdimisht barazi sociale. Por, nga deklarimet në Agjencinë Kundër Korrupsionit po shihet një Vetëvendosje tjetër. Në formë – socialiste, në përmbajtje – kapitaliste!