Lajme

Ish-këshilltari i Kurtit mbështetë Përparim Ramën pas premtimeve të mbrëmshme që ngjallën reagime

09/22/2021 21:02
nga:M K

Ish-këshilltar i Kurtit në mandatin e parë, Shkëlzen Gashi, në njëfarë mënyre e ka mbështetur fushatën e mbrëmshme të kandidatit të LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama.

Sipas Gashit, ajo që ka premtuar Rama është e guximshme, teksa ideja për largim të stadiumit e kthim në liqe të asaj pjese, do duhej ndryshuar në plane të qendrave tregtare, për t’iu pëlqyer siç i ka quajtur ai, mendjeve betondashëse, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Ideja që pasi të jetë ndërtuar stadiumi i ri i Prishtinës diku në periferi të qytetit e sipas standardeve ndërkombëtare, stadiumi aktual i Prishtinës (që është në qendër të qytetit) të shndërrohet në park, është fort kreative e fort e guximshme. Propozuesi i kësaj ideje shtoi se NDOSHTA në vend të stadiumit do të mund të krijohej edhe një liqe artificial, por NDOSHTA është dashur që të propozonte ndërtimin e ndonjë qendre tregtare, në mënyrë që të kënaqeshin mendjet betondashëse.

/GazetaBlic/