Lajme

Ish-këshilltari i Kurtit: Kosova të mos ngutet me padinë për gjenocid ndaj Serbisë

05/15/2021 08:40
nga:M K

Publicisti Shkëlzen Gashi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të ngutet me ngritjen e padisë për gjenocid ndaj shtetit të Serbisë.

“Dëmi është bërë që për 20 vjet nuk i kemi dokumentuar këto krime. Padia duhet të bëhet, por fillimisht duhet të hulumtohet mirë dhe pastaj të angazhojmë ekspertë për ta konstatuar se a duhet të ngritet padi për gjenocid apo ajo”, tha ai.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka thënë se do të duhet të themelohen së paku dy institucione para se të merret një vendim i tillë.

“Kosova nuk duhet të ngutet me ngritjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë para se t’i dokumentojë krimet që janë kryer gjatë vitit 1998-99”.

Gashi ka shtuar se nevojitet themelimi i një instituti për krime lufte dhe muzeu për krime lufte për t’i dokumentuar sa më mirë të gjitha krimet e kryera prej shtetit serb në Kosovë.

“Kurti ka premtuar se do ta themelojnë muzeun për krimet e luftës; mirëpo në programin e tyre nuk ishte askund”.

“Gjenocidi është krimi më i tmerrshëm që mund ta kryejë një shtet. Vetëm kur t’i kemi dokumentuar të ato, vetëm kur të angazhohen ekspertët, mund të procedohet me ngritjen e padisë”.

Sipas tij, është shumë vështirë të dëshmohet gjenocidi.

“Nëse Serbia nuk dënohet për gjenocid, ajo kishte me qenë shumë keq për Kosovën. Kjo kishte me qenë fitore për Serbinë dhe humbje për Kosovën sepse nuk mundemi më me u thirr në këtë kartë”.

“Dëmi është bërë që për 20 vjet nuk i kemi dokumentuar këto krime. Padia duhet të bëhet, por fillimisht duhet të hulumtohet mirë dhe pastaj të angazhojmë ekspertë për ta konstatuar se a duhet të ngritet padi për gjenocid apo ajo”.

LEXO EDHE:

Për misionin e NATO-s në Kosovë vendosin 30 vendet aleate