Lajme

Ish-këshilltari i Kurtit ironizon me Bislimin: I’a vë nofkën “Besnikilon e Bislimparta”

07/15/2022 22:21
nga:Genita C

Durim Berisha, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka ironizuar me zëvëndëskryeministrin, Besnik Bislimin.

Në një postim në Facebook Berisha ka shkruar se me ministra si Bislimi duhet me qenë i “luajtur” për me mbajtë shpresë që do të ketë ndryshime për të mirë.

“Nuk e marr vesh politikën, amo e parashohë gjithmonë fiaskon. Ju thojsha për Shpend Ahmetin, e ma zishi për t’madhe.Me këta ministra të udhëhequr nga Besnikilon Bislimparta duhet me qenë shumë i lujtun për me mbajtë ymyd që ka me pasë ndryshime rrenjësore për t’mirë. P.s. ndoshta gradualisht e kuptoni pse s’kam pranu të angazhohem ne hyqmet”, shkruan ai.