Lajme

Ish-këshilltari ekonomik i Trumpit: Amerikanët do të fillojnë të ndiejnë ndikimin e tarifave në fund të majit

04/28/2025 08:11
nga:G B

Gary Cohn, drejtor i Këshillit Kombëtar Ekonomik gjatë administratës së parë të Trumpit, tha se ndikimi i tarifave do të fillojë të ndihet në mbarë vendin nga fundi i muajit të ardhshëm, duke shtuar se njerëzit me të ardhura më të ulëta do të “paguajnë në mënyrë disproporcionale një përqindje më të madhe të tarifave.”

Parashikimi për fundin e majit bazohet në kohën që nevojitet për transportimin dhe shpërndarjen e mallrave, tha Cohn sot në emisionin “Face the Nation” të CBS-it.

Ai shtoi se njerëzit nga sfondet socio-ekonomike më të ulëta “shpenzojnë 100% të pagës së tyre për mallra,” ndërsa “njerëzit më të pasur kursejnë një përqindje më të madhe të pagës së tyre,” që do të thotë se tarifat do të kenë më shumë ndikim tek amerikanët me të ardhura të ulëta, shkruan CNN.