Lajme

Ish-kardinali amerikan akuzohet se e sulmoi seksualisht një 16 vjeçar

07/29/2021 22:08
nga:Q R

Një ish-kardinal katolik akuzohet si i dyshuar për sulm seksual ndaj një 16-vjeçari në vitet e 70-ta.

Theodore McCarrick, pas një hetimi për abuzim në vitin 2019, tani po përballet edhe me akuza të tjera.

Ai është zyrtari më i lartë katolik amerikan që përballet me akuza kriminale siç është abuzimi seksual, ka thëmë avokati i viktimës.

Ish-kryepeshkopi i Uashington DC ka thënë më parë se ai nuk e mban mend se ka pasë ndonjë abuzim siç pretendohet.

Në padinë e re, McCarrick akuzohet se ka sulmuar dhe abuzuar me një djal, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, prej vitesh.

Sipas dokumenteve të gjykatës, të raportuara për herë të parë nga gazeta Boston Globe, burri që ka deklaruar se ishte abuzuar u tha hetuesve se McCarrick kishte qenë një mik i familjes.

Në vitin 2019, McCarrick u largua nga pozita pas një hetimi kjo për shkak se ai për dekada me radhë kishte akuza për abuzim seksual, shkruan BBC.

Katër ligje për katër muaj