Sporti

Ish kapiteni i Francës, Patrick Vieira: Nuk mendoj se Italia mund të shkojë deri në fund të Kampionatit Evropian

06/17/2021 08:23
nga:Mergim Rreci

Ish-mesfushori i Juventusit dhe Interit, Patrick Vieira dyshon se Italia do të shkojë lartë deri në Euro 2020. 

Fituesi i Kupës Botërore dhe Kampionatit Evropian nuk ishte i bindur nga loja e kombëtares së Italisë në dy ndeshjet e para, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish-reprezentuesi i Francës, Vieira, mendon se diçka ende po u mungon futbollistëve të Roberto Mancini.

“Unë mendoj se dy ndeshjet e para që ata luajtën ishin dy ndeshje të lehta”, tha Vieira për ITV pas ndeshjes.

“Sigurisht … ju duhet të mposhtni atë që keni përpara, por unë ende kam dyshime se ata mund të shkojnë deri në fund.

“Unë besoj se atyre u mungon intensiteti, mungesa e energjisë, ritmit, për të qenë edhe më të rrezikshëm duke shkuar përpara, kështu që unë ende do të pres për t’i parë ata”.

“Unë mendoj se është ende pak herët për të marrë në konsideratë Italinë, që ata mund të shkojnë deri në fund.”

/GazetaBlic Sport/