Në debatin televiziv se “Kush e fiton Prishtinën”, analistët në studio kanë dhënë mendime të ndryshme rreth kandidatëve që synojnë fitoren në Prishtinë.
Unë mendoj që Daut Haradinaj ka bërë një fushatë shumë të mirë, e ka filluar me kohë dhe mendoj që ka bërë një shtrirje që askush nuk do ta pret” – ka deklaruar analisti Lirak Çelaj. Ai ka thënë se Aleanca do të ketë një rritje të dukshme, e ndoshta edhe më shumë se dyfishim.
“Kjo do ta bëjë Daut Haradinajn, kingmaker, faktor shumë të rëndësishëm në balotazh, nëse vet nuk do të jetë në të” – tha mes tjerash Çelaj.