Lajme

Ish-kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, në listën e LDK-së për deputet

12/06/2025 10:44
nga:Y I

Ish-kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka njoftuar se kryesia e degës së LDK-së në Fushë Kosovë e ka nominuar si kandidat për deputet për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai tha se bashkë në listë nga kjo komunë do të jetë edhe Majlinda Shaqiri.

Osmani tha se angazhimi i tij gjatë fushatës në zgjedhjet lokale e takimi me qytetarë e kanë motivuar për të pranuar këtë nominim.

Postimi i plotë:

Faleminderit nga zemra Kryesisë së Degës së LDK-së në Fushë Kosovë për nominimin tim si kandidat për deputet.

Është nder dhe përgjegjësi të jem pjesë e kësaj gare politike, së bashku me zj. Majlinda Shaqiri – një profesioniste me përvojë të gjatë në administratën publike, gazetare e shkrimtare në kulmin e suksesit të saj.

Gjatë dy viteve të angazhimit tim politik kam pasur fatin të takoj shumë familje e njerëz të mrekullueshëm të komunës sime – njerëz plot shpresë, vullnet e besim se Kosova meriton një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt.

Të dashur qytetarë, përkushtimi juaj dhe puna e palodhur e secilit prej jush më kanë dhënë motivim të vazhdueshëm.

Ju jeni shembulli i asaj Kosove që beson në punë, drejtësi dhe përgjegjësi.

Ju jeni njerëzit që dëshironi ndryshim dhe që besoni se e keqja që ka pllakosur vendin nën qeverisjen aktuale mund dhe duhet të marrë fund.

Nuk kam si të refuzoj të jem pjesë e këtij ekipi qytetarësh e patriotësh të kohës – njerëz që ndajnë kohën, mundin dhe buxhetin e familjes së tyre për t’i
kthyer vendit dinjitetin, ligjshmërinë dhe demokracinë në atdheun tonë.