Mentor Hyseni, ish kandidat i VV-së për deputet, është emëruar dje drejtor i ri i Administratës Tatimore të Kosovës. Ndërsa sot ai ka marrë zyrtarisht detyrën.
Kjo u kritikua nga ish partitë opozitare e shoqëria civile.
Lidhur me emërimin e tij, ish diplomati Avni Arifi, thotë për Gazeta Blic se kjo është kapje e pastër nga VV e një institucioni siç është ATK.
“Vendosja e një ish-kandidati të VV-së në krye të ATK-së është kapje e pastër e institucionit. Administrata Tatimore nuk do te duhej të përdorej si degë e partisë por burim kryesor i financimit të shtetit dhe gjithmonë do të duhej të udhëhiqet nga profesionistët e jo militantë”, vlerëson ai.
Sipas Arifit, VV po e shkatërron besueshmërinë e çdo institucioni dhe gjithë pasojat i bartin qytetarët.
“Dalëngadalë VV po e shkatërron besueshmërinë e çdo institucioni dhe qytetarëve të Kosovës do t’u mbeten vetëm pasojat”, deklaron Avni Arifi.
Ndryshe, Hyseni sot pranoi detyrën nga ish drejtori Ilir Murtezaj, teksa u zotua për profesionalizëm, transparencë dhe përmirësim të shërbimeve ndaj tatimpaguesve./Gazeta Blic/
Mentor Hyseni, zyrtarisht drejtor i ri i ATK-së


