Lajme

Ish-Inspektori i AKI-së: Qasje e gabuar ndaj aleatëve me u thënë pse nuk po e bëni “Zajdnicën” në vendet e juaja

11/09/2022 21:53
nga:G B

Shkëlzen Sopjani – Ish-Inspektor i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), ka thënë se Kosova është në udhëkryqe për një çështje të rëndësishme dhe nuk ka nevojë për folklorizëm.

“Nuk kemi nevojë për folklorizëm, e për patriotizma e agresivitet të stilit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes që janë nëpër  portale”, ka thënë Sopjani.

Më tej ai ka vlerësuar si të gabuar qasjen aktivistëve që thonë se “pse nuk po bënë “Zajdnicën” në vendet e juaja, se këtu ne jemi mbretëri, jo mbretëri por perandori në këso sitila nuk  kemi nevojë me fol”.

Sipas Spojani-t, Kosova është një fazë mjaftë të ndjeshme sepse “ka proces jashtë zakonisht të rëndësishme  për këtë vende dhe këtë shoqëri apo krejt kombin këtë dueht at kemi parasysh”.

“ Ne jemi thjeshtë  njëra nga pjesët e një sigurie kolektive, sepse nuk ka më siguri individuale të shteteve këtë duhet ta kuptoni, nuk ka shtete të pavarura deri në ekstremin qysh jemi duke proklamuar këtu, nëse dikush pretendon se unë jam këtu dhe bëjë çfarë të dua, le ta harrojë”, ka theksuar Sopjani.