Sporti

Ish-i i Romës: Lojtarët ishin të nervozuar me Mourinhon, De Rossi i ka ndryshuar!

04/15/2024 08:05
nga:E K

Roma është rikthyer në shinat e duhura pas emërimit të Daniele De Rossit në krye të skuadrës.

Verdhekuqtë janë shumë pranë vendit të katërt në kampionat si dhe kanë shansin real për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Europa League pas triumfit të parë ndaj Milanit 1-0.

Ish-lojtari i Romës, Giuseppe Giannini, theksoi se me De Rossin lojtarët kanë ndryshuar dhe se nuk janë më nervozë e të ndrojtur si në kohën e Jose Mourinhos.

“De Rossi ka sjellë lojë, rezultat dhe mentalitet. Roma kërkon të jetë gjithnjë skuadra që udhëheq lojën, pastaj ndodh edhe që të humbasësh. Por, tani lojtarët janë të sigurt. Më parë i shiihja lojtarët shumë të nervoxuar dhe të ndrojtur. De Rossi ka punuar shumë me aspektin psikologjik. Ka disa ide të veçanta edhe mbi vendosjen në fushë, e fundit ishte ajo me El Shaarawyn.

A meriton De Rossi rinovimin? Patjetër që po, i ka dhuruar skuadrës qetësi dhe sigurisë nëpërmjet taktikave të tij. është ndezur edhe njëherë ai entuziazmi i “romanizmit” që aq shumë na pëlqen ta kemi në klubin tonë”, u shpreh Giannini.