Bojken Lako është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të ish-të dashurës së tij, Semit.
Semi është banore e “Big Brother Vip” dhe nuk ka hezituar që të përmend edhe Bojkenin në shumë diskutime, shkruan GazetaBlic.
Së fundi, Bojken ka qenë i ftuar në një emision ku ka folur për herë të parë rreth shumë gjërave duke përfshirë edhe arrestimin e tij.
Bojken pranoi se është arrestuar pikërisht për drogë dhe nuk dha më shumë detaje./GazetaBlic/



