Ish i burgosuri politik, Rahim Azemi ka rrëfyer për tmerrin që ka përjetuar në periudhën e paraluftës në Kosovë.
“Të them të drejtën vetëm kur më pyet dikush se nuk kam dëshirë prej tmerrit që kemi përjetuar. E kam shkruar një rrëfim për këtë, ‘Letër pa përgjigje’ është një rrëfim i gjatë i kësaj ngjarje. Çfarë të them? Kam pasur shokë të burgosur më herët dhe më kanë komunikuar për torturat, por mendoja se ka glorifikim situata, mirëpo jo, këtë e kam përjetuar vet dhe e kam pa se sa tortura bëhen”, u shpreh Azemi në Klan Kosova.
Ai shtoi se liria nuk vjen e gatshme pa sakrifica.
“Filozofia e historisë i shpjegon gjërat që liria nuk vjen në tavolinë në mënyrë të gatshme, pra për liri duhet me sakrifiku, duhet me u vetorganizu, dhe fatmirësisht bijë e bijat tona, e realizuan qëllimin e tyre”, u shpreh ai.


