Lajme

Ish-hetuesi: Grabitjet po ndodhin gjatë ndërrimit të ekipeve policore

11/18/2021 23:59
nga:M K

Ish-hetuesi i policisë, Halit Shaljani ka folur për grabitjes dhe mënyrat më të mira për parandalimin e tyre.

Ai tha se grabitjet në shumicën e rasteve bëhet gjatë kohës së ndërrimit të orarit të policisë.

“Zakonisht kryerësit e këtyre veprave marrin informata edhe për ndërrimin e ekipeve policore, gjë që e bën më të lehtë kryerjen e këtyre veprave”, u shpreh ai.

Shaljani u shpreh se për parandalimin e grabitjeve do të ishte më mirë të bëhet ndryshimi i orarit të transportit të parave.

“Policia punon në ndërrimet të caktuara të cilat janë ndërrime në bazë të orarit që ata janë të angazhuar, por më mirë është që të bëhet ndryshimi i orarit të transportit të parave”, tha ai.

Ish-hetuesi i policisë tha se planifikimeve të grabitësve është e vështirë t’u bihet në gjurmë.

“Planifikime është e vështirë t’u bihet në gjurmë, sepse grupet janë të mbyllura dhe veprojnë vetëm në baze të besimit me njëri-tjetrin. Pikat në të cilat mund të jenë cak i grabitësve, policia mund të shtoi numrin e patrullimeve, por policia fillimisht duhet të hartoi planin dhe më pas të ndërmarrë veprimet e tjera”, tha ai.

Tutje, Shaljani shtoi se policia duhet të punojë në bazë të informacioneve që ka nga terreni dhe duhet të përpilojnë raportet analitike, në bazë të të cilave duhet të veprohet.