Ish-partnerja e Dani Alves me një “story” që ka publikuar në Instagram është ankuar se merr mesazhe kërcënuese për jetën e saj.
Siç është bërë e ditur, mesazhet konkrete janë dërguar nga një person, i cili akuzohet për armëmbajtje dhe krime të tjera në Brazil.
Joana Sant ka “ngarkuar” një fotografi të kërcënimeve të meshkujve, duke komentuar se ka frikë për sigurinë e saj.
Kujtojmë se ish-partneri dhe babai i fëmijëve të saj, Dani Alves, ndodhet në burgun e Barcelonës që prej datës 20 janar, i akuzuar për sulm seksual ndaj një vajze të re më 30 dhjetor.
“Ndihem e frikësuar. Ky person më kërcënon prej muajsh. E kam bllokuar dhe ai ende po i dërgon mesazhe miqve të mi… E kam kërkuar dhe ai ka akuza kundër tij në Brazil për armëmbajtje, dhunë dhe krime tëtjera. Fillimisht nuk arrij ta kuptoj pse duhet te pranoj kërcenime apo ofendime, nuk i kam bërë asgjë askujt. Përveç shqetësimeve të mia ekzistuese, tani më duhet të merrem edhe me këtë. Ky person po e çon shumë larg, pasi kjo foto e imja është nga një darkë në Tenerife. Kam frikë për sigurinë time. Mjaft tashmë”, shkruan ajo.


