Sporti

Ish-gjyqtari spanjoll: Presidenti i Realit donte të më mbyllte në një dhomë para ndeshjes!

03/14/2023 08:57
nga:L J

Ish gjyqtari i futbollit spanjoll Eduardo Itralde Gonzalez ka zbuluar se 12 vjet më parë, në sezonin 2010/2011, ai pati një takim të pakëndshëm me Presidentin e Real Madridit, Florentino Perez. Gonzalez tha në Cadena Ser se Perez u përpoq ta mbyllte atë në një dhomë dhe të bisedonte me të në mënyrë që të më bënte presion.

“Unë e pyeta nëse ai po bënte shaka dhe i thashë që biseda jonë kishte mbaruar. Unë e raportova atë në organizatën e gjyqtarëve. Kjo nuk më ka ndodhur kurrë më parë. Unë kurrë nuk jam mbyllur në një dhomë nga Presidenti i një klubi përveç Florentino Pere”, tha Itralde Gonzalez.

Itralde Gonzalez vendosi të dalë në publik me këtë histori, pak ditë pasi po zhvillohet një hetim kundër Barcelonës, ish-Presidenti i të cilëve, Jose Maria Bartomeu është akuzuar për ryshfet ndaj gjyqtarëve.

/GazetaBlic Sport