Giampaolo Calvarese, ish-gjyqtari i Serie A, komentoi eksperiencat e tij të kaluara si arbitër për gazetën Il Centro, veçanërisht në ndeshje si Inter-Juventus.
“Viti i kaluar ishte një ndeshje shumë e ndërlikuar, më e vështira e karrierës sime. Mund ta kisha trajtuar më mirë dhe jam penduar. Fatkeqësisht, Cuadrado është një lojtar shumë i vështirë për të gjykuar, ka lojtarë me lexim shumë të vështirë dhe kolumbiani është një prej tyre”, tha Calvarese.
Vlen të theksohet se sonte zhvillohet derbi i madh mes Interit dhe Juventusit.
Inter e mirëpret Juventusin në ‘Meazza’ me fillim nga ora 20:45.
/GazetaBlic Sport


