Lajme

Ish-gjenerali amerikan: Nëse përballet me disfatë në Ukrainë, Rusia mund të përdorë armë bërthamore

01/12/2023 11:22
nga:Astrit Gashi

Gjenerali amerikan në pension Kevin Ryan komentoi situatën aktuale në Ukrainë dhe tha se beson se lufta mund të përfundojë këtë vit, por në të njëjtën kohë ka frikë se Kremlini do të kthehet në opsionin e përdorimit të armëve bërthamore nëse forcat e armatosura ruse përballen me disfatë.

Ryan është i bindur se Rusia “do të përdorë armë bërthamore përpara se të lejojë që ushtria e saj të mposhtet në terren”.

Putin ka kërcënuar vazhdimisht se do të përdorë armë bërthamore që kur urdhëroi fillimin e operacionin ushtarak në Ukrainë shkurtin e kaluar.

Megjithatë, ish gjenerali amerikan supozon se Kremlini mund ta konsiderojë seriozisht përdorimin e këtyre armëve vetëm nëse Ukraina është “në prag të shkatërrimit të ushtrisë ruse në terren” ose nëse forcat ukrainase janë gati të rimarrin Krimenë.

“Nëse ushtria ukrainase ka sukses të madh në pranverë dhe vazhdon të ndërpresë ushtrinë ruse dhe të kërcënojë se do të rimarrë Krimenë, atëherë mendoj se ushtria dhe udhëheqja ruse do të përdorin armë bërthamore, jo vetëm për të shkatërruar objektivat ushtarake të Ukrainës, por edhe për të të bindë Ukrainën se vazhdimi i drejtimit të kësaj lufte e lë Ukrainën në një holokaust bërthamor”, theksoi ai.

Ai shtoi se ekziston një “zgjedhje e madhe” për përdorimin e armëve bërthamore.

“Numri i të vdekurve mund t’i afrohet Hiroshimës ose mund të jetë shumë më i vogël nëse ata synojnë të qëllojnë vetëm me një goditje paralajmëruese në një zonë më pak të populluar me një armë bërthamore,” tha Ryan.

Ai pretendon se përdorimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja shkatërruese dhe do të shkaktonte vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve, por thekson se ky nuk është skenari më i mundshëm.

Ryan, i cili shërbeu si atasheu ushtarak i SHBA-së në Rusi, parashikon se lufta do të përfundojë në një ngërç pas luftimeve të pamëshirshme dhe humbjeve të rënda nga të dyja palët si skenari më i mundshëm.