Ish-gazetari Bekë Abazi, tha në emisionin Info Magazine se problemet në Mitrovicë mund të zgjidhen vetëm përmes politikës.
Abazi tha se incidentet dhe barrikadat veç sa e përkeqësojnë situatën në pjesën veriore.
“Vetëm politike, përndryshe me barrikada, kërcënime, incidente vetëm sa do të përkeqësohet situata. Mendoj se çështja është politike tek targat”. tha Abazi.
Gjatë së hënës, në Bruksel kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pati takime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë -Serbi, Miroslav Lajçak.
Por, as pas disa orësh takime s’pati marrëveshje rreth targave.
Disa orë më pas, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka kërkuar shefit të qeverisë, Albin Kurti për shtyrjen e afatit të gjobave për 48 orë.
Kjo u pranua nga ana e Kurtit.
Vendimi i paraparë të zbatohej për në mëngjesin së martes.


