Eksperti i BBC Sport dhe ish futbollisti, Garth Crooks ka theksuar se Liverpoolit i mungon Sadio Mane.
Luis Diaz shihet nga shumë njerëz si zëvendësuesi afatgjatë i Mane dhe ishte në fushë mbrëmë ndaj Crystal Palace, ku edhe realizoi golin e barazimit, në ndeshjen që përfundoi 1:1, përcjell GazetaBlic Sport.
“Mbetet për t’u parë nëse Diaz mund të zëvendësojë potencën ose të arrijë golat që Sadio Mane prodhoi për Liverpool-in gjatë viteve. Por Liverpoolit i mungon padyshim Mane”, tha Crooks.
/GazetaBlic Sport


