Në derbin e xhiros të katërt në Kroaci, Hajduk mposhti Osijekun me rezultatin 2:0 në Opus Arena. Me këtë fitore, Hajduku vazhdoi nisjen perfekte të sezonit.
Analisti i MAXSport, Josko Jelicic ishte i impresionuar nga transferimi i ri i Hajdukut, qendërmbrojtësi Ron Raçi.
“Ky është një djalë që tregoi personalitet në ndeshjen e parë. Këto janë cilësi lidershipi, ai e nxjerr topin dhe vazhdon. Kjo është ajo që bëjnë mbrojtësit modernë. Agresiv, i mirë në duel, Raçi është një zbulim absolut për mua”, tha Jelicic.
54 vjeçari, Jelicic ka qenë lojtar i dëshmuar në Kroaci, pasi ka luajtur në skuadrat më të mira në vend, teksa fjalët e tij për Raçin janë të mirëseardhura.
Raçi u transferua në këtë merkato nga Prishtina tek klubi i madh Hajduk Split.
/GazetaBlic Sport


