Ish futbollisti i Manchester United rrezikon dënimin me 10 vite burgim.
Braziliani akuzohet për mashtrim kibernetik dhe përvetësim të 5 milionë dollarëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Anderson besohet të ketë bashkëpunuar në një grup i cili u zbulua në vitin 2020, të cilët mashtronin në internet me anë të kriptomonedhave.
Policia e Brazilit ia kanë kontrolluar shtëpinë 33-vjeçarit dhe i kanë konfiskuar kompjuterin.
Së shpejti pritet të ngritet akuzë ndaj tij dhe ish ylli i United tani duhet të përballet me gjykatat për të provuar ‘pafajsinë’ e tij.
/GazetaBlic Sport/


