Sporti

Ish-futbollisti i Liverpool: Gerrard është gati të marrë drejtimin e PSG-së

03/03/2023 12:09
nga:E K

Gerrard është një nga emrat e përfolur për të marrë drejtimin e skuadrës franceze, PSG.

Trajneri aktual Galtier po përballet me kritika të shumta sidomos pas humbjes nga Bayern Munich dhe mund të shkarkohet nga drejtuesit e klubit parisien, shkruan GazetaBlic Sport.

Emri i ish trajneri i Rangers dhe Aston Villa Steven Gerrard është lakuar nga mediat e huaja për të pasuar trajnerin Galtier.

Ish lojtari i Liverpoolit, Gregory Vignal thotë se Steven Gerrard është gati për këtë detyrë.

“Pse jo Paris Saint-Germain? Ata kanë folur për të. Jam i sigurt se ai mund të gjejë një punë të mirë së shpejti qoftë në Premierligë apo jashtë saj”, tha ai për The Scottish Daily Express.

/GazetaBlic Sport/