Sporti

Ish futbollisti i Anglisë, Alan Shearer “shpërthen” ndaj Immobile pas simulimit: Sjellje e turpshme

07/03/2021 11:57
nga:Mergim Rreci

Ish sulmuesi i Anglisë, Alan Shearer nuk ishte i impresionuar nga Ciro Immobile që simuloi gjatë ndeshjes ndaj Belgjikës.

Immobile ra në zonën e penalltisë duke simuluar, kurse në atë aksion Barella e dërgoi topin në rrjetë dhe Immobile u ngrit në këmbë menjëherë për ta festuar atë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sulmuesi i Italisë dhe Lazio apeloi për një goditje dënimi, duke u rrotulluar përreth tokës brenda zonës së penalltisë, por bëri rikuperimin më të shpejtë ndonjëherë pasi shoku i tij i kombëtares e çoi topin në rrjetë.

Në atë moment, ai u ngrit për të festuar me shokët e tij të ekipit dhe videoja është bërë virale në mediat sociale.

Sidoqoftë, Shearer nuk u impresionua nga sjellja e 31-vjeçarit dhe e “goditi” Immobilen.

“Unë madje nuk dua të qesh me këtë, sepse kjo është patetike,” tha ai në BBC.

“Ju mund ta shihni atë madje duke parë pak gjyqtarin para se ai të zbresë. Është e turpshme nga pikëpamja”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/