Leo Messi është favoriti i madh për të fituar Topin e Artë, i cili do të ndahet sonte në Paris.
Jean-Pierre Papin, ish-futbollisti dhe fituesi i çmimit të madh në vitin 1991 nuk pajtohet me këtë fakt, pasi sipas tij Messi nuk duhet të jetë triumfues, përcjell GazetaBlic Sport.
“Është një trofe madhështor që duhet të shpërblejë futbollistin më të mirë të vitit. Ka evoluar shumë që nga koha ime, madje është marrë përsipër nga FIFA, e cila e ka kthyer në një shfaqje të shkëlqyer televizive. Është çmimi më i mirë individual që mund të ketë një lojtar, nuk e kuptoj kush e denigron”, tha fillimisht ai.
“Ai nuk ka luajtur për pesë muaj! E kam parë që ai mund ta fitojë, përveç triumfit në Copa América, çfarë ka bërë Messi në Paris? Ai shënoi një gol në ligë, 3 në Champions… Nuk kam asgjë kundër Messit, sigurisht, ai është një nga lojtarët më të mirë në histori, por këtë vit nuk e meriton. Zgjedhja e Messit këtë vit do të zhvlerësonte Topin e Artë – sepse do të thoshte që nuk do t’u japim më mundësi lojtarëve të suksesshëm për të fituar trofeun”, përfundoi ai për Le Parisien.
/GazetaBlic Sport


