Showtime

Ish-fituesi i “Big Brother” flet ekskluzivisht për GazetaBlic, zbulon cili është pretendenti kryesor për të fituar këtë reality show

11/15/2021 13:22
nga:Genita C

Pas kaq shumë vitesh, “Big Brother” është rikthyer kësaj radhe me personazhe VIP, të cilët do të garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Vesel Kurtishaj fitoi famën e madhe me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother”, ku edhe fitoj edicionin e 8-të të këtij reality show.

Vesel Kurtishaj ka folur ekskluzivisht për GazetënBlic dhe ka treguar se sa është e veshtirë të qëndrosh brenda shtëpisë duke qenë 24h në transmetim live.

“Big Brother nuk është asgjë më shumë e as më pak se sa një jetë miniature e asaj që jetojmë jashtë. Gjëja që e bën të vështirë të qenit brenda shtëpisë është kompleksi se si dukesh jashtë me gjërat që bën brenda”, u shpreh Kurtishaj.

Në prononcim për GazetaBlic, Veseli ka folur në lidhje me eksperiencën e tij në këtë reality show duke e cilësuar si një ndër eksperiencat më të veçanta në jetë.

 “Eksperienca ime në “Big Brother” padyshim që është nga eksperiencat më të veçanta që kam përjetuar në jetën time. Nuk ka qenë e lehtë, unë e pranoj që big brotherin tim e kam pas të vështirë sepse shumë shpejt u shëndrrova në një personazh të tillë që të gjithë kapeshin me mua, për mua s’ka qenë fare e lehtë të ruaj qetësinë përball situatave që krijoheshin”.

I pyetur se cila është strategjia apo loja më e mirë për të fituar çmimin e madh, Veseli u shpreh i bindur se të jesh vetvetja të nxjerr fitues në këtë reality show sepse publiku e do natyrshmërinë e banorëve.

“Unë mendoj që nuk ka një strategji që të nxjerr fitues në reality show. Publiku ose të do, i pelqen ajo që ti je, ose çfarçdo strategjie të përdorësh nuk mendoj që mund të ndikoj aq shumeë sa të të nxjeri fitues. Nëse do më duhej patjetër të përmend një “strategji” i bie të them që e vetmja strategji që duhet të ndjekësh është “natyrshmëria”, të përgjigjesh natyrshëm në muhabetet që bëhen, të sillesh natyrshëm me banorët, të reagosh natyrshëm përballë situatave dhe pastaj publiku ose e do atë natyrshmëri ose jo. Aty ka vetëm një fitues, dhe nuk fiton ai që ka pas rol, strategji, por fiton ai që me natyrshmërinë e vet, me mënyrën si ai vërteë është, ka marr mbrapa vetes dashurinë e publikut. T’paktën kjo më ka ndodhë mua, dhe të tillë përshtypje kam të krijuar nga eksperienca ime”.

Kurtishaj rrëfeu se kush është pretendenti kryesor për të fituar “Big Brother Vip” dhe sipas tij “natyrshmëria” që ka Donaldi e bën atë më të veçantë nga banorët tjerë dhe shumë më të dashur për publikun.

“Donaldi edhe “të metat” e veta i thotë hapur, i pranon ato dhe mundohet të gjejë mirëkuptim me banorët”.

Ish-fituesi i Big Brother komentoi edhe sjelljen e Fifit brenda shtëpisë, ku shumë shpesh u kritikua nga ndjekësit e saj.

“Me Fifin kemi shoqëri dhe e njoh. Nuk është ajo që na ka servu aty brenda por si duket presioni i kamerave ndonjëherë të bën të dalësh nga vetja”.

Krejt në fund Vesel Kurtishaj uron që banorët mos të përballen me situata të cilat mund t’i kushtojnë secilit në karrierën e tyre./GazetaBlic/