Showtime

Ish-e dashura e Bleros zbulon nëse do të hynte në Big Brother VIP

04/08/2024 10:04
nga:N K

Ajo u bë e njohur falë të parnerit të saj, këngëtarit të njohur, Blero Muharremi.

Bëhet fjalë për të dashurën e re të artistit, për të cilën ka folur tejet shumë sa ishte në Big Brother, ndonëse duket se tani janë ndarë.

Ana Sylejmani ka qenë e ftuar së fundmi në ’60 sekonda’ në Prive, teksa është përballur me disa pyetje pikante.

Derisa është pyetur për personazhet në Big Brother, ajo zbuloi nëse do të hynte në këtë reality show.

E njëjta siç u pa ishte e vendour pasi u përgjigj shkurtë dhe qartë: “Po, pse jo”.

Blero dhe Ana nuk dihet se kur i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, pasi deri vonë kanë publikuar fotografi së bashku.

Muharremi nga ana tjetër pas daljes nga shtëpia është fokusuar më shumë në projekte muzikore.