Luciano Moggi, ish drejutesi i Juventusit, zbuloi se kishte menduar të bënte vetëvrasje pas skandalit Calciopoli, i cili përfundoi me rënien e kësaj skuadre në Serie B dhe humbjen e titujve kampionë italianë 2005 dhe 2006.
Deklaratat u bënë në një dokumentar të Netflix, Bad Sport: “Më vinte turp të ecja në rrugë dhe në atë moment mendova për shumë gjëra, përfshirë vetëvrasjen për t’i dhënë fund gjithçkaje, veçanërisht pas ditëve të para pas lajmeve dhe trazirave të mëdha në media. Vetëm besimi në Zot më shpëtoi. Unë u bëra objektivi i të gjithëve … Sistemi nuk ekzistonte, por më duhej të paguaja”, tha ai, transmeton GazetaBlic Sport.
Kujtohet se Luciano Moggi dhe Antonio Giraudo ishin personat kryesorë të shënuar në këtë rast, megjithëse asnjëri prej tyre nuk u arrestua, të dy u ndaluan nga çdo aktivitet në lidhje me futbollin përjetë.


