Ish-drejtori i Klinikës Infektive, Izet Sadiku, ka reaguar pas rritjes së madhe të rasteve me Covid-19, shkruan Gazeta Blic.
Sadiku ka thënë se numri prej 2110 rastesh në 24 orët e fundit tregon për situatën alarmante në Kosovë.
Ai ka theksuar se duhet të marren masa të menjëhershme.
Reagimi i plotë:
2110 raste!
Ky numër tregon situatën alarmante me COVID 19 në Kosovë.
Urgentisht duhet të përdoren masat antiepidemike : përdorimi i maskave, mbajtja e distancës , hijgena personale dhe vazhdimi I vaksinimit masiv.
Përdorimi I masave antiepidemike është i domosdoshëm për këtë valë sepse e dim që duhet së paku 6 javë nga doza e parë e vaksinës për mu kriju imunitet prandaj vaksinimi dhe përdorimi i maskave, mbajtaje distancës duhet të ndodhin paralel.
Procesi I vaksinimit duhet te decentalizohet, duke hapur shumë qendra me qëllim që njerëzit të kenë mundësi të shkojnë në qendra të vaksinimit dhe me dokument identifikues të vaskinohen.
Duhet të forcohen kapacitet spitalore për hospitalizimin e të gjithë pacientëve që kanë nevoje duke rritur sidomos numrin e infermierëve për të cilën ka mungesa të mëdha.
Duhet berë pagesa e shtesës pêr punëtorët shëndetësor të cilën mbi 18 muaj janë në front të luftës me Pandemi.
Duhet angazhim I përbashkët për të përballuar edhe këtë valë të COVID 19!
#mbajemasken#mbajdistance#mbajehigjene#vaksinohu#


