Ish doktori i mesfushorit danez te Spurs ka folur për historikun e gjendjes shëndetësore të Christian Eriksen.
Eriksen u ballafaqua dje me një problem me zemër i cili e la pa ndjenja dhe në gjendje kritike për jetë në fushën e blertë gjatë ndeshjes, Danimarkë-Finlandë, shkruan GazetaBlic Sport.
Sanjay Sharma ka folur për historikun e gjendjes shëndetësore të Eriksen pas problemit të djeshëm që pati ish mesfushori i Tottenham.
Ai ka thënë se Eriksen asnjëherë nuk kishte treguar shenja të problemeve shëndetësore me zemrën, dhe se të gjitha analizat e tij kishin dal çdoherë mirë.
“Unë bëra testet e tij të zemrës nga 2013 në 2019 dhe rezultatet ishin gjithmonë perfekte. Nuk kishte absolutisht asnjë shenjë se ai kishte ndonjë defekt në zemër ose një problem të mundshëm. Kur pashë se çfarë i ndodhi atij, unë menjëherë pyeta nëse unë” kam humbur ndonjë detaj . Por unë pashë rezultatet përsëri dhe pashë se gjithçka ishte në rregull. Të gjithë lojtarët u testuan rregullisht, dhe unë personalisht testova Eriksen kështu që garantoj se ai nuk kishte ndonjë problem” tha Sharma.
/GazetaBlic Sport/


