Lajme

Ish-diplomati Syla: N’veri nxehtë

08/25/2024 16:17
nga:N K

Ish-konsulli i Kosovës në Kanada, Donat Syla përmes një video të publikuar në Facebook ka ironizuar me njerëzit e pushtetit që së fundmi u panë fillimisht në Liqenin e Ujmanit në veri të vendit, e më pas për Urën e Ibrit.

Syla thotë se në pjesën veriore është “e thatë dhe i ka rënë dielli”, e në pjesën jugore ku ai ndodhet, në Prishtinë, “është hije”.

Në videon e publikuar, Syla shihet bashkë me ish-kryeinspektorin e AKI-së, Burim Ramadanin i cili dëgjohet duke thënë se “këtu është më rehat, më fllad”.

E ky i fundit, së fundmi pati kritika për pushtetin të cilët u panë në Ujman. Ai madje i ka kritikuar ata edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Sipas Ramadanit, Ura e Ibrit s’do të hapet as kësaj here, dhe siç pati thënë se ministrat e deputetët të punojnë ndonjë gjë në këta muaj që ju ka mbetur.