Lajme

Ish-diplomati për “pesëshen e madhe” në Kosovë e Serbi: Mesazh që Lajçak po përkrahet në fascilitimin e dialogut

10/18/2023 22:37
nga:Genita C

Ish-diplomati, Blerim Canaj thotë se ardhja e përfaqësuesve në Kosovë tregon se Lajçak ka përkrahjen për dialogun Kosovë-Serbi.

Canaj në një prononcim për GazetaBlic thekson se gjatë këtyre takimeve do të ketë presion mbi të dyja palët për marrëveshjet e dakorduara.

“Në fakt, ardhja e përfaqësuesve së bashku me Lajçakun së pari është një mesazh për të dyja palët që Lajçak edhe më tutje ka përkrahjen e tyre në fascilitimin e dialogut. Së dyti, natyrisht që kjo është një shenjë e presionit të rritur mbi të dyja palët për marrëveshjet”, tha Canaj.

“Natyrisht, meqenëse Serbia duket që është në një pozicion më të favorshëm për shkak të afrisë së sajë me Rusinë e edhe me Kinën me të cilën ata madje e nënshkruan edhe një marrëveshje të tregtisë së lirë”, shtoi Canaj.

Sipas Canajt, është mesazh i qartë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë, sepse sipas tij, me këtë shpresohet edhe ulja e tensiove.

“Së fundi është mesazh i qartë që dialogu duhet të vazhdojë!Kjo, pra dialogu, natyrisht që është e rëndësishme për Bashkësinë Ndërkombëtare sepse me këtë shpresohet të ketë ulje të tensioneve dhe do të zvogëlohej rreziku për një zonë të re konflikti i cili pas luftërave të reja vështirë se do të menaxhohej dhe kjo do ia lehtësonte luftën Rusisë”, tha Canaj.

“Pra Bashkësia Ndërkombëtare do e favorizonte status quonë për momentin”, shtoi Canaj për GazetaBlic.

Pesëshja drejt Kosovës, Haliti: Uroj që Kosova të përfitojë karrotë të madhe, shuplakë të vogël