Lajme

Ish-diplomati paralajmëron masa tjera ndëshkuese: Albin Kurti shpesh i ka fyer partnerët tanë

02/21/2024 18:46
nga:G C

Ish-diplomati, Blerim Canaj thotë se në takimin e sotëm mes kryeministrit Kurti dhe ambasadorëve do të ketë presion.

Canaj në një prononcim për GazetaBlic thekson se, presioni nuk do të jetë vetëm për dinarin, por edhe për shumë veprime të pakoordinuara.

“Natyrisht që do të ketë presion, por jo vetëm për shkak të dinarit. Albin Kurti, jo vetëm Shteteve të Bashkuara të Amerikës, iu ka bërë shumë veprime të pakoordinuara e të pa menduara”, tha Canaj.

Sipas Canajt, presion do të ketë edhe për zvarritjen e procesit për implementimin e marrëveshjes së dakorduar në Ohër.

Madej, ish-diplomati shton se këtë Kurti po e përdor për votat e tij.

“Pra, për deklaratat e tyre rreth prishjes së marrëdhënieve mes ShBA-ve dhe Kosovës. Ky presion ka të bëjë edhe me obligimet që i ka marrë Kurti në marrëveshjen e Ohrit, ku po i përdor për konsum të brendshëm duke e shtyrë implementimin e tij. Ato do implemtohen, por ka gjasa që kryeministri ta çoj zvarrë këtë proces deri në kohën e zgjedhjeve, dhe të dal t’i pyes votuesit: A doni unë ta bëjë Asociacionin apo këta tjerët?”, tha Canaj.

Sipas Canajt, Kosova rrezikohet edhe nga masa të tjera ndëshkuese.

“Nuk duhet të harrojmë që jemi nën masa, këto masa priten që të shtohen nëse kryeministri Kurti nuk merr hapa serioz rreth implementimit të marrëveshjeve dhe paraqitjes si partner, jo me këtë retorikë populiste ku shpesh edhe i fyen partnerët, e ata sillen kështu siç po sillen tani”, tha Canaj për GazetaBlic.

David Philips i del në krahë Albin Kurtit: Pa marrë parasysh presionin e ShBA-së, Kosova është e pavarur, keni të drejtë për vetëvendosje