Ish-diplomati Avni Arifi ka dhënë dy versione se si mund të formohet qeveria e re, raporton GazetaBlic.
Sipas Arifit, skenari i parë është që Lëvizja Vetëvendosje ka blerë deputetë opozitar, por sipas tij, kjo nuk mund të vërtetohet deri nesër.
“Kurti ka blerë deputetë opozitarë, por këtë nuk e shohim deri nesër, sepse është punë nëntokë.”
Ndërsa, skenari i dytë, sipas Arifit, nuk përjashton bashkëpunimin e VV’së me Listën Serbe.
“Bën koalicion me Listën Serbe, edhe ashtu nëntë kryetarët e tyre i certifikoi dje”, tha Arifi për GazetaBlic.


