Lajme

Ish-deputetja e LDK-së: Zgjidhja e ngërçit institucional, në dorën e Kurtit, i cili noton dhe jeton politikisht duke krijuar kriza

05/23/2025 13:52
nga:Y I

Sot ka dështuar për herë të 20-të të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Formimi i një Komisioni për votim të fshehtë i hedhur në votim nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, dështoi si herët e tjera.

Në lidhje me këtë ngërç institucional dhe si duhet të veprohet tutje, ka folur për “Gazeta Blic”, ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.

Gaxherri tha se gjendja e krijuar me krizën politike është tejet e dëmshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ajo tha se ‘ zgjidhja është në dorën e Kurtit, përsoni i cili noton dhe jeton politikisht vetëm duke krijuar kriza;

“Pa mëdyshje situata politike ka sjell krizë politike dhe institucionale në vend. Kjo gjendje është tejet e dëmshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Fatkeqësisht zgjidhja është në dorën e Kurtit, përsoni i cili noton dhe jeton politikisht vetëm duke krijuar kriza” tha Gaxherri për “Gazeta Blic”.

Ish-deputetja e LDK-së, tha se subjekti politik që ajo përfaqëson ka ofruan mundësinë e një qeverie gjithëpërfshirëse dhe pastaj të caktohet data e zgjedhjeve por sipas saj Kurti s’ka përgjigje as për këtë.

“LDK tashmë ka ofruar mundësin e një qeverie gjithëpërfshirëse me qellim qe të çbllokojmë procesin duke zgjidhur disa probleme jetike për vendin dhe të caktohet data zgjedhjeve, por siç e dini Kurti nuk ka përgjigjeje as për këtë mundësi” tha Gaxherri në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Besa Gaxherri, Ish-deputete e LDK-së

Sot në seancën konstituive të Kuvendit, partitë opzoitare sërish abstenuan në votim.

Ndërsa 53 deputet votuan për, kundër nuk pati po ashtu edhe abstenim nuk kishte.

Të dielen pritet të mbahet seanca e 21 me radhë me përpjekjen për konstituimin e Kuvendit.

/Gazeta Blic/

LAJMI I FUNDIT: Asgjë e re, dështon sërish seanca, s’ka vota për formimin e Komisionit për votim të fshehtë