Lajme

Ish-deputeti i VV’së: ShBA-të i besojnë më shumë Osmanit se Kurtit

04/02/2024 17:20
nga:G C

Ish-deputeti i VV’së, Afrim Kasolli thotë se biseda e presidentes Osmani me ndimëssekretarin amerikan të Shtetit, rreth dialogut, shpres besim më të madh të ShBA-ve ndaj Vjosa Osmani, se ndaj Kurtit.

Kasolli shton se një gjë e tillë ishte bërë e qartë, qysh nga vizita e fundit e Gabriel Escobar, i cili e vlerësoi Osmanin si garantuese të partneritetit të Kosovës me SHBA-në.

“Në fakt kjo qasje shpreh besimin më të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj presidentes Vjosa Osmani se sa Kryeministrit Albin Kurti. Qasje kjo, që ishte bërë e qartë edhe nga vizita e fundit e të dërguarit të posaçëm të Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabrielol Escoabar, kur kishte veçuar Vjosa Osmanin, si garantuese të partneritetit të Kosovës me SHBA-në”, tha Kasolli.

Sipas Kasollit, adresa e vetme, sot për sot për Uashgintonit mbetet presidenca

“Në këtë mënyrë O’Brein, tashmë vetëm sa konfirmoi se adresa e vetme, sot për sot për Uashgintonit mbetet presidenca. Për më shumë, po ashtu, ajo tregon edhe për izolimin gjithnjë e më të madh të kryeministrit Kurti, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kasolli për GazetaBlic.