Lajme

Ish-deputeti i VV-së: Zgjedhjet e Serbisë nuk e shkelin rendin kushtetues të Kosovës

03/19/2022 16:56
nga:Astrit Gashi

Ish-deputeti i LVV’së, Taulant Kryeziu, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se referendumi dhe zgjedhjet s’janë të njëjta, dhe se zgjedhjet e Serbisë nuk e cenojnë sovranitetin e Kosovës.

“Dallimi mes #referendumit dhe #zgjedhjeve dhe implikimet kushtetuese
Referendumi kushtetues i Serbisë në #Kosovë kishte për qëllim shprehjen e vullnetit sovran të Serbisë në Kosovë dhe si i tillë ky jurdiksion nuk mund të ushtrohej në një tjetër shtet tjetër sovran dhe të pavarur, në këtë rast në Republikën e Kosovës. Ndërkaq mbajtja e Zgjedhjeve nuk është çështje e sovranitetit, por e konsolidimit të institucioneve, dhe si e tillë nuk shkel rendin kushtetuese të Republikës së Kosovës, sepse serbët që kanë dy shtetësi kanë dy lojalitet juridike”, ka shkruar Kryeziu.